INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohen yjet e serialit ‘Mike dhe Rivale’? Ja ç'ka ndodhur sot me 'fiksimin' tuaj të asaj kohe [FOTO]

Ju kujtohen yjet e serialit ‘Mike dhe Rivale’? Ja ç'ka ndodhur sot me 'fiksimin' tuaj të asaj kohe [FOTO]

Publikuar më: 11:31 20-07-2019

Me siguri e mbani mend serialin ‘Mike dhe Rivale’ që u shfaq në fillim të viteve 2000 në Shqipëri. Megjithëse nga koha e prodhimit dhe transmetimit të tij kanë kaluar shumë vite, jemi të bindur se një pjesë e mirë e vajzave i kujtojnë ende aktoret e njohura. ‘Tirana Post’ ka bërë një kërkim duke zbuluar si duken sot, zonjushat që të gjithë i komentonin, shumë vite pasi u bënë të njohura në Shqipëri.

Angelica Vale (Wendy Nayell) është aktualisht 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe aktron e këndon.

Screenshot_9-9.jpg

Michelle Vieth (Laura) është 39 vjeç, ka 4 fëmijë me 2 partnerë të ndryshëm dhe vazhdon karrierën si aktore, megjithëse kohë më parë u përfshi në një skandal ku u publikuan video të papërshtatshme të saj.

Screenshot_8-11.jpg

Adamari Lopez (Ofelia) është 48 vjeç, ka një vajzë dhe ka qenë e martuar me këngëtarin Luis Fons. Ajo është diagnostikuar me kancer gjiri në 2005-ën dhe ju desh kohë që ta merrte veten. Tani vazhdon karrierën dhe është njëkohësisht e angazhuar me ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit.

Screenshot_7-12.jpg

Ludwika Paleta (Himena) është 40 vjeç dhe nënë e 3 fëmijëve. Ajo është e martuar me djalin e ish-presidentit të Meksikës dhe dy fëmijët e vegjël i ka nga lidhja me të.

Screenshot_6-12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842