INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju duk i çuditshëm ky DETAJ në këngën e Melindës? Zbulohet mesazhi i fshehtë që ka patur!

Ju duk i çuditshëm ky DETAJ në këngën e Melindës? Zbulohet mesazhi i fshehtë që ka patur!

Publikuar më: 20:29 07-06-2021

Melinda sapo ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Qa din ti”. Kënga ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe dhe duket si një “diss” i fortë ndaj kolegeve, ndonëse nuk ka përmendur emra. Në videoklip ajo shfaqet si gjithnjë provukuese dhe shumë tërheqëse teksa për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”.

 

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat. Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj. Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

“Prive” ka mësuar se fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.  

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883