INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jozefina Topalli, bën një urim  prekës për Krishtlindje...

Jozefina Topalli, bën një urim prekës për Krishtlindje...

Publikuar më: 14:46 24-12-2017

“Një lutje të veçantë sot dua të bëj për Florencin që e torturuan dhe e vranë në një vend të huaj, ku shkoi për të gjetur shpëtim. Historia e tij të shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij është dështimi jonë. Zot ndihmo Shqiptarët”.

Me këto fjalë, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka uruar Krishtlindjet për shqiptarët.

Për më shumë lexoni statusin e mëposhtëm:

POSTIMI I PLOTE:

Gezuar Krishtlindjet!

Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.

Ajo eshte festa me e bukur e vitit.

Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.

Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!

Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.

Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.

Zot ndihmo Shqiptaret.

jozefina-krishtlindjet.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471