INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jooo! Çfarë ndodhi? Ariana Grande tërhiqet nga ‘Grammy’ në momentin e fundit, sepse ka bërë fjalë me… [FOTO]

Jooo! Çfarë ndodhi? Ariana Grande tërhiqet nga ‘Grammy’ në momentin e fundit, sepse ka bërë fjalë me… [FOTO]

Publikuar më: 17:35 06-02-2019

Ndërkohë që të gjithë ne po prisnim ceremoninë e çmimeve 'Grammy' dhe performancën e Ariana Grande, kjo e fundit sapo na ka dhënë të gjithëve ne lajmin jo të mirë. Këngëtarja është tërhequr nga ‘Grammy’ për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me këngën që duhet të performojë.

Sipas ‘Variety’ producentët nuk e kanë lejuar Arianën të performojë hitin e saj më të ri “7 rings”. Ata janë munduar të bëjnë kompromis, por mesa duket këngëtarja nuk ka rënë dakord me kushtet e tyre.
Ajo nuk do të jetë prezente as si performuese, as si artiste pëer të rrëmbyer ndonjë çmim, por madje as si publik për të shijuar ceremominë.

Ariana Grande është e nominuar edhe në dy kategori këtë vit si “Vokali më i mirë për këngët Pop” dhe “Albumi më i mirë i muzikës Pop”.

620x349.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047390460968018