INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur përflitej për një lidhje me Florin, tani 'sozia' e Elvana Gjatës i mer 'borxh' fustanin e bardhë këngëtares? [FOTO]

Dikur përflitej për një lidhje me Florin, tani 'sozia' e Elvana Gjatës i mer 'borxh' fustanin e bardhë këngëtares? [FOTO]

Publikuar më: 17:19 06-02-2019

Liberta Spahiu është moderatorja Kosovare e cila ka vjedhur zemrat e publikut shqiptar.

Moderatorja është komentuar mjaft në media, kryesisht për një lidhje të mundshme me kantautorin Flori Mumajesi por dhe për ngjashmërinë në tipare me këngëtaren Elvana Gjata. 

Së fundmi Liberta ka postuar disa foto në Instastory dhe menjëherë na tërhoqi vëmendjen pamja e saj.

Jo vetëm që ka një ngjashmëri të frikshme me Elvanën, por gjithashtu vumë re se veshja e saj është thuajse identike me atë të Elvanës në videoklipin e këngës "Shade".

Veshja e bardhë me detaje të thurura dhe thekë duket se është kthyer në trend. 

Elvana ka veshur dhe një body suit në po këtë stil në koncertin e saj të fundit në Prishtinë vitin e kaluar. 

collage_efrgrt.jpg

collage_wetht.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936