INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida flet per herë të parë për ndarjen nga Romeo dhe sapo na konfirmoi lidhjen e tij të re, ka dy fjalë për ta!

Jonida flet per herë të parë për ndarjen nga Romeo dhe sapo na konfirmoi lidhjen e tij të re, ka dy fjalë për ta!

Publikuar më: 13:29 27-02-2021

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes që në muajin nëntor, mirëpo ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë më parë.

E ftuar në “Prive”, Jonida foli gjerë e gjatë për jetën private dhe ndarjen nga aktori. Ajo tha se ndarja e tyre nuk ka pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur. 

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Ashtu siç i ndodh çdokujt, vjen një moment që çdo gjë zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Unë gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15-vjeç, e di çfarë dua dhe çfarë të pres nga një marrëdhënie. Jemi ndarë si miq, vazhdojmë hera-herës të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:

“I uroj jetë të lumtur çiftit!”.

 -640-0-603a56cd5841c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207