INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Joe Jonas: Kam humbur virgjërinë me yllin e Twilight! [FOTO]

Joe Jonas: Kam humbur virgjërinë me yllin e Twilight! [FOTO]

Publikuar më: 10:25 13-10-2016

Deklarata tronditëse e artistit 27 vjeçar vjen mbi aktoren më të madhe në moshë se ai!

Joe ishte rrëfyer më parë se virgjërinë e tij e kishte humbur në moshën 20-vjeçare, por asnjëherë deri tani nuk kishte dhënë detaje më specifike. Epo, tashmë i nxorri edhe emrin. Ish ylli i Jonas Brothers tregoi se hera e tij e parë ishte me një vajzë që quhet Ashley, dhe jo vetëm kaq. Ai tha se është shumë e thjesht të zbulosh se për cilën vajzë bëhet fjalë, mjafton të klikosh në Google dhe kuptohet menjëherë. Kjo pasi Joe është frekuentuar vetëm me një vajzë me emrin Ashley, dhe bëhet fjalë për Ashley Greene. Emri nuk ju kujton gjë? Ajo ka luajtur në sagën e “Twilight” vampiren Alice Cullen. E keni parasysh, ajo është arsyeja e gjithë luftës së madhe në filmin e fundit. Aspak keq Joe!

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105