INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Joe Jonas kapet mat me yllin e Game of Thrones [FOTO]

Joe Jonas kapet mat me yllin e Game of Thrones [FOTO]

Publikuar më: 11:06 24-11-2016

Mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh!

Dhe kjo vlen veçanërisht ndaj paparacëve, të cilëve vështirë se mund t’u mbahet ndonjë lidhje e fshehtë. E kështu nuk u kanë shpëtuar syrit të vëmendshëm të kamerave as Joe Jonas me aktoren bukuroshe të serialit super-hit "Game of Thrones", Sophia Turner. Këngëtari 27 vjeçar dhe aktorja 20 vjeçare u pikasën së bashku ndërkohë që po largoheshin nga një hotel në New York gjatë ditës së djeshme. Hera e parë që çifti është parë duke ngrohur marrëdhënien ishte dy javë më parë në MTV European Music Awards në Rotterdam, por ai mund të konsiderohej edhe thjesht si një flirt i rastit. Por jo më! Sepse dy të dhëna e bëjnë një provë...

joeejj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004223108291626