INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Rama, por edhe ministri i jashtëm Cakaj fton Bashën për bisedime

Jo vetëm Rama, por edhe ministri i jashtëm Cakaj fton Bashën për bisedime

Publikuar më: 10:03 30-05-2019

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, ka dalë në një deklaratë për për mediat një ditë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte. Cakaj u shpreh se Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe ishte një vlerësim i merituar.

“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”,- tha Cakaj në fjalë ne tij.

Cakaj gjatë deklaratës së tij u ndal edhe tek situata politike, ku tha se tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat personale.

“Interesat e vendit duhet të kalojë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”,- shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725