INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo djegies së mandatit, Koka: Përfaqësoj popullin, Berisha tërheq zvarrë LSI-në

Jo djegies së mandatit, Koka: Përfaqësoj popullin, Berisha tërheq zvarrë LSI-në

Publikuar më: 18:40 19-02-2019

Deputeti i LSI-së Lefter Koka në një njoftim për mediat, ka bërë me dije se nuk do të djeg mandatin dhe se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe do të vijojë të jetë përfaqësues i tyre me devotshmëri.

“Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi”, thotë Koka.

Sipas tij LSI-ja po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njeri që sipas tij bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

“Ky nuk është një vendim thjesht i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nëse erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI, a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe unë i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë. Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake, që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar”, thekson ish-ministri i Mjedisit.

Një ditë më parë kreu i PD Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi u shprehën se grupet parlamentare do të djegin mandatet.

Article Logic
Execution time: 0.0042390823364258