INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeta është më e bukur me të pasme të kolme. Mësoni ndikimin që kanë në zemër dhe mendje!

Jeta është më e bukur me të pasme të kolme. Mësoni ndikimin që kanë në zemër dhe mendje!

Publikuar më: 11:08 27-06-2017

Siç shkruan edhe Patricia Garcia në artikullin më të fundit për Vogue:

Në klipet muzikore, fotot e Instagramit dhe në pjesën më të madhe të të famshmëve, tërheqja seksuale lidhet domosdoshmërisht me të pasmet e femrave.

Për vite ka qenë krejtësisht e kundërta, një e pasme masive nuk ishte aspirata e askujt. Përkundrazi të pasmet e kolme ishin një arsye më tepër për t’u ushtruar si të çmendura.

E thënë thjeshtë, një e pasme e madhe shihej si shenjë e mungesës së formave elegante te një femër. Por çdo koncept ndryshoi në vitin 2014.

Vetëm nëse keni jetuar nëpër shpella në periudhën pas vitit 2014 nuk do të kishit dëgjuar për sensacionin: e prapmja e Kim Kardashian pothuajse mundi çdo statistikë të internetit në mënyrë të pakthyeshme. Nicki Minaj i përcaktoi përmasat e nevojshme në klipin “Anaconda.”

Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea u bashkuan për t’ju shkaktuar infarkt të parakohshëm të gjithë djemve kudo në botë. Dhe së fundmi, duhet të keni vënë re se sa popullore janë bërë në internet temat në lidhje me “të prapmet e ngrënshme”.

Si shoqëri, ose kemi arritur një nivel komplet tjetër ose jemi bërë më liberalë se çfarë do të kishim parashikuar ndonjëherë. Ose ndoshta pak nga të gjitha.

E thënë ndryshe, jemi ende shumë të përqendruar në atributet fizike të femrave në vend të cilësive dhe kapaciteteve ndërpersonale.

Përtej aspekteve sipërfaqësore të të prapmeve të mëdha, ka shumë arsye pse duhet të ndihemi të bekuara më praninë e një të tille të kolme.

Një e prapme e madhe mund të jetë e mirë për trupin, zemrën dhe fëmijët tuaj.

Kërkuesit e Universitetit të Oxford kanë zbuluar që një e prapme e madhe është një e prapme e shëndetshme. Në parim, një e prapme e madhe ndihmon trupin dhe mendjen.

Kërkuesit zbuluan që njerëzit të cilët e kanë pjesën më të madhe të peshës të përqëndruar në zonën e ijeve ose në rajonin gluteofemoral, janë më të prirur të prodhojnë hormone të metabolizimit të sheqerit. Nga ana tjetër, janë më pak të prirur të zhvillojnë nivele të larta të kolesterolit, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Njerëzit që e kanë pjesën më të madhe të peshës në zonën abdominale janë më të prirur të përjetojnë probleme me zemrën si pasojë e obezitetit. Dhjami i akumuluar në stomak është metabolikisht më aktiv dhe dërgon materiale me përmbajtje yndyrore në pjesët e tjera të trupit.

Kur humbet dhjami i stomakut, çliron shumë citokina, proteina të vogla që shërbejnë si mesazherë mes qelizave. Citokoniat lidhen me inflamacionet e organizmit, si dhe me sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe diabetin.

Dhjami i depozituar në pjesën fundore të trupit, është në fakt më i qendrueshëm dhe për rrjedhojë çliron më pak citokina. Kjo do të thotë që dhjami në pjesën e fundme të trupit është më i vështirë të eleminohet se ai i stomakut. Megjithatë përfitimet shëndetësore e eklipsojnë këtë fakt.

Jo më kot, janë gjendur prova që një e prapme e madhe ndihmon në të paturit të një jete më të gjatë.

Asnjë nga këto fakte nuk duhet të nënkuptojë që jeni të detyruara të vini peshë në pjesën fundore të trupit. Të paturit të një të prapmeje të madhe është veçanërisht meritë e gjenetikës. Të gjithë duhet të bëjmë më të mirën tonë me ushtrime, humbjen në peshë dhe të ngrënit shëndetshëm por fajësoni prindërit nëse nuk keni të prapmet e dëshiruara.

Meshkujt tërhiqen nga të pasmet e mëdha për arsye evolucioni.

Gjenetika gjithashtu ndihmon në dhënien e përgjigjjeve pse shumë meshkuj janë të tërhequr nga femrat me alamet prapakolpi.

Siç thoshte Gordon G. Gallup Jr., psikolog evolucioni për Universitetin e University of Albany:

Arsyeja kryesore pse beli i këputur dhe të pasmet e ngjeshuara janë kaq të dashura mund të shihet kështu:

Nëse një femër ka një bel të hollë nuk është shtatzënë. Dhe nësa ka ije të kolme kjo do të thotë forma e saj fizike mund t’i lejojë të ketë një lindje natyrale të thjeshtë.

Kjo do të thotë që meshkujt i pëlqejnë të pasmet e mëdha sepse ato përcaktojnë që një femër është pjellore dhe përbën një partnere potenciale.

Suket sikur meshkujt i kanë dashur gjithnjë femrat me të pasme të kolme. Nuk është thjesht një trend, është shkencë.

Duke patur këtë parasysh, le të shpresojmë që po evoluojmë drejt të vlerësuarit të formave trupore të femrave pikërisht për ato që janë. Në fund të fundit, siç edhe kemi vënë re, një e prapme e shëndetshme është shenjë e një mendje të shëndoshë gjë që duhet të jetë primarë në një femër ideale.

Si femrat edhe meshkujt janë më të rëndësishëm se pamjet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537