INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, flet Rama: E pranova sepse...

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, flet Rama: E pranova sepse...

Publikuar më: 08:41 27-10-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë falenderoi Xhafajn për kontributin e tij të çmuar, nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.” shkruan Rama.

Dorëheqja e Ministrit Xhafaj ka ardhur pas akuzave të njëpasnjëshme të ardhura nga opozita për lidhjet mafioze të familjes së tij. Opozita e akuzon këtë të fundit se po përdor postin dhe policinë për të mbrojtur të vëllain trafikant, Agron Xhafaj.

ramaaaaaaaaaaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271