INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë plani kanë artistët pas votimit në parlament për shembjen e Teatrit: Ne do të … [VIDEO]

Ja çfarë plani kanë artistët pas votimit në parlament për shembjen e Teatrit: Ne do të … [VIDEO]

Publikuar më: 20:56 26-10-2018

Ditën e djeshme parlamenti miratoi ligjin për shembjen e Teatrit. I ftuar në emisionin Kolaudim në IN Tv, lektori dhe aktivisti Ervin Goci komentoi këtë vendim të qeverisë. Ai u shpreh se komuniteti, artistët, arkitektë dhe inxhinierë janë me ne për të mbrojtur Teatrin. I pyetur se cilat janë planet e artistëve pas votimit të ligjit Z.Goci tha se do te jenë fizikisht aty dhe do ta mbrojnë edhe natën.

“Planet janë ata që janë shprehur që në fillim, ne nuk kemi plane të ndryshuara. Plani jonë ka qenë ai që kemi shprehur që në fillim. Po ta shikosh me kujdes, tërë vazhdueshmëria dhe kohezioni i kësaj proteste ka qenë sepse ka mbajt të njëjta deklarata që ka thënë në fillim. Pra ne do jemi fizikisht çdo ditë dhe do ta mbrojmë fiziksht”- tha Z. Goci për IN Tv.

Ndër të tjera lektori dhe aktivisti Goci tha se po protestojnë për të pasur një teatër të ri dhe dinjitoz, por teatrin mund ta bëjë kudo në çdo cep të Tiranës por jo të shëmbet ky që është.

 

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167