INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni kuriozë për pasuritë e zyrtarëve të lartë! Open Spending Albania publikon të gjithë të dhënat [FOTO]

Jeni kuriozë për pasuritë e zyrtarëve të lartë! Open Spending Albania publikon të gjithë të dhënat [FOTO]

Publikuar më: 11:07 09-07-2018

Pasuria e zyrtarëve të lartë ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e opinionit publik. Pavarësisht jetës që bëjnë, ata në deklaratat e tyre të pasurisë shfaqet krejt ndryshe. Jetojnë me pagat e tyre dhe me kredi të marra për shtëpi, makina apo truall. Është Open Spending Albania ajo që ka bërë publike të gjitha deklaratat e pasurisë të zyrtarëve më të lartë të vendit. Presidenti dhe ish presidentët, kryeministri dhe ish kryeministrat, deputetë, ministra, kryebashkiakë, gjyqtarë, kryeprokurorë dhe për të gjithë zyrtarët që kanë qenë në postë të larta drejtuese është zbardhur se si kanë ndryshuar pasurinë. Është Money&Power (One Stop Integrate Data Source), e cila ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar.
Para dhe pasuri thuhet sapo hap faqen Open Spending Albania, ndërsa në motorin e kërkimit mund të gjeni këdo që dëshironi të shikoni se si i ka ndryshuar pasuria. Ish presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi, Rexhep Meidani e Bujar Nishani. E po ashtu edhe për ish Kryeministri Sali Berisha dhe pasardhësi i tij Edi Rama mund të shikoni se si ju ika ndryshuar pasuria.
Edhe për kryeprokuroren Arta Marku por dhe të gjithë ish krerët e organit të akuzës mund të mësoni pasurinë dhe të ardhurat e tyre.
Ajo që është më interesantë është se në të dhënat e Open Spending Albania ,mund të mësosh pasurinë e ambasadorëve, zëdhënësve apo dhe Sekretarëve të Përgjithshëm. Edhe ambasadorët kanë ndryshuar pasurinë e kjo është e zbardhur nga të dhënat e Open Spending Albania. Të dhënat janë voluminoze e ngjall interes në opinionin publik. Ndaj ju me një klik mund të mësoni pasurinë e kujtdo që dëshironi.
Ndërkohë Open Spending Albania, thotë se ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money & Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.

para_dhe_pasuri_open_data.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934