INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni adoleshent? Duhet me patjetër të lexoni këto 10 gjëra në lidhje me ju

Jeni adoleshent? Duhet me patjetër të lexoni këto 10 gjëra në lidhje me ju

Publikuar më: 14:34 02-05-2018

Adoleshenca shpesh konsiderohet edhe si periudha më e bukur gjatë gjithë jetës, ama edhe më e ndërlikuara dhe e komplikuara. Është një fazë që përcillet me ndryshime të dukshme sin ë fizik, por edhe në psikologjinë e personit. Shpesh studimet flasin që adoleshentët janë më të prirur për të shkuar drejt depresionit. Psikologët këtë proces e quajnë si një tranzicion nga faza e varësisë, në atë të pavarësisë. Disa gjëra mund t’i konsiderojmë edhe si ‘drama’ në atë periudhë dhe sikur është fundi i botës. Sot në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasanin u përmenden 10 gjëra që do të donim t’i dinim kur ishim adoleshentë.

 

1.Dështimi mund të jetë gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë

Sigurisht është e sikletshme kur nuk arrini të përmbushni një qellim, por nga gabimet mësohet shumë. Kështu që mundohuni që dhimbjen ta ktheni në forcë.

 

2. Mësoni të kujdeseni për veten në plan të parë

Duket si diçka egoiste, por nuk është ashtu. Fundja, si mund të kujdesesh për të tjerët kur nuk di të kujdesesh për veten?

 

3. Adoleshentët ‘cool’ nuk janë dhe aq ‘cool’

Me siguri të gjithe jemi ndeshur me kete term ne shkolle te mesme. Ata që ndoshta ju duken cool, po kanë sigurisht probleme si ju. Dhe pozitat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Statistikat tregojnë se pas gjimnazit ata që i etiketojnë si ‘nerd’ janë ne fakt me konfident ne jeten e tyre.

 

4. Do të ketë gjithmonë të tjerë

Mos u mërzisni nëse përmbyllni një marredhenie apo nje miqesi te gjate. Jeta vazhdon dhe krijohen raporte te reja. Megjithate, kjo nuk do te thote se duhet te hiqni dore lehtesisht per njerezit qe kane rendesi per ju.

 

5. Kalimi në fazën e të qenurit të rritur nuk do të jetë zgjidhja e problemeve tuaja

Madje në këtë kapitull të jetës përgjegjësitë janë më të mëdha. Kështu që kini kujdes se çfarë kërkoni kur jeni ende adoleshentë.

 

6. Eshte ‘ok’ që qëndrimet dhe mendimet tuaja të ndryshojnë shpesh

Kjo mund të ndodhë për politikën, artin, muzikën apo edhe besimin, por nuk duhet të shqetësoheni. Jeni ende në formimim e karakterit tuaj.

 

7. Shfrytezoni cdo mundesi!

Adoleshenca është koha më e mirë për të provuar gjëra që ju tërheqin. Kjo për faktin se mund të keni më shumë kohë të lire, por edhe energji.

 

8. Mos u rezervoni ne ushqim

Nuk po inkurajojmë obezeitetin, por hiqeni nga mendja idene e të paturit një trup perfekt, pasi trupi perfekt nuk ekziston. Mësoni të doni vetëm.

 

9. Fluturat në stomak nuk janë dashuri

Është pak e vështirë të thyejme mitin e filmave romantikë, por është e rëndësishme të sqarojmë se bëhet fjalë për hormone që lëvizim. Pak a shume, është kimi.

 

10. Prindërit janë mbështetësit tuaj më të mëdhenj, edhe pse në një moment mund të duken si armiq

Nëse ju duken strikt, kjo ndodh pasi me shumë mundësi u kujtohen disa prapësi që kanë bërë kur ishin më të rinj. Megjithatë, qëllimet e tyre janë vetëm pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832