INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jelekët e verdhë” në Francë nuk ndalen me protesta! Tashmë synojnë “të pushtojnë” pallatin mbretëror

“Jelekët e verdhë” në Francë nuk ndalen me protesta! Tashmë synojnë “të pushtojnë” pallatin mbretëror

Publikuar më: 10:27 22-12-2018

Në Francë, “jelekët e verdhë” ose ndryshe protestuesit e rinj të cilët kanë si mision rrëzimin e reformave të qeverisë nuk do ndalen.

Bëhet tashmë fundjava e gjashtë që ata ndodhen nëpër rrugët e Parisit duke shkaktuara kaos dhe radhën e ka Pallati dhe kopshtet e Versajës.

Ato janë një simbol i pushtetit francez dhe janë një nga atraksionet kryesore turistike të Evropës, por do të mbyllen sot, pasi autoritetet presin pjesëmarrjen e qindra protestuesve.

Udhëheqësit e jelekëve të verdhë kanë bërë thirrje për demonstrata të reja të shtunën dhe i inkurajuan mbështetësit e tyre për të bllokuar kamionët në kufi duke e përshkallëzuar në këtë mënyrë akoma më shumë protestën, që mund të çojë në largimin e presidentit Macron nga pushteti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344