INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 fenerë për 8 kërkesat e tyre, studentët pezullojnë protestat përkohësisht dhe i japin një mesazh qeverisë

8 fenerë për 8 kërkesat e tyre, studentët pezullojnë protestat përkohësisht dhe i japin një mesazh qeverisë

Publikuar më: 10:21 22-12-2018

Studentët kanë vendosur që protestën e tyre ta pezullojnë përkohësisht der i më 7 Janar. Kjo për arsye se shumica e tyere kthehen pranë familjeve në këto prag festash dhe kjo shihet si shenjë solidariteti e tyre, por dhe një marrje forcash për tu rikthyer akoma më fuqishëm, siç thonë ata.

Sipas Këshillit Studentor: "duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona".

Mbrëmjen e djeshme ata kanë bërë një veprim simbolik dhe kanë ndezur para kryeministrisë 8 fenerë për 8 kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë për arsimin e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167