INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Je bërë si budalla për një femër''/ Fansi i ofendon Keisin, STRESI i kthehet ashpër: Ktheje kokën pas dhe...[FOTO]

''Je bërë si budalla për një femër''/ Fansi i ofendon Keisin, STRESI i kthehet ashpër: Ktheje kokën pas dhe...[FOTO]

Publikuar më: 15:36 22-01-2020

Stresi dhe Kejsi janë një prej çifteve më të përfolura të momentit. Edhe pse nuk janë më bashkë prej disa muajsh, reperi e ka thënë edhe më herët se ata mund të rikthehen sërish bashkë dhe se Kejsi është një nga ato vajzat që vështirë ti gjesh. Reperi ndërkaq është duke u përgatitur së fundmi për të publikuar një hit të ri, një pjesë të të cilit shfaqet duke e kënduar në makinë.

Por një prej komentuesve duket se e ka ngacmuar reperin aty ku nuk duhet, duke i bërë një koment lidhur me dashurinë që ka për Kejsin.

“Aman o Arkimed, je bërë si budalla nga një femër, ajo është një copë analfabete që s’di të formulojë fjali, ti i ngele mbrapa”

Ky koment duket se nuk ka i pelqyer aspak Stresit i cili ka reaguar duke ju përgjigjur menjëherë komentuesit.

“Kthe kokën mbrapa dhe bë gatin listën e dasmës”, shkruan ai ndërsa është mbështetur nga shumë fansa e miq të tij të cilët i kanë dalë në mbrojtje si atij ashtu edhe Kejsit duke i konsideruar si çiftin perfekt.

stresinjo.png

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592