INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Jasmina të do për letrat amerikane''/ Konkurrenti i Përputhen acaron Andin, ja si i kthehet ai: O i pafytyrë…

''Jasmina të do për letrat amerikane''/ Konkurrenti i Përputhen acaron Andin, ja si i kthehet ai: O i pafytyrë…

Publikuar më: 12:27 01-04-2021

Takimi mes Jasminës dhe Geljanit u komentua shumë në studio. Më i pakënaquri ishte Andi, prej disa veprimeve të Jasminës kundrejt Geljanit.Mes tyre edhe Princi, që është një prej djemve që doli me Jasminën dhe u zhgënjye pasi ajo nuk i dha rëndësi.

Ai hodhi edhe një fjalë që nuk i pëlqeu aspak Jasminës por as edhe Andit, që solli reagimin e menjëhershëm të tyre.

“Kjo është si ato macet e sëmura me leshmanjozë që i shohin sytë vetëm pasaportë amerikane,” tha Princi.

 “Po ça e thua këtë punën e pasaportës së unë jam gjithë ky djalë, dhe jam kosovar, nuk jam amerikan,” tha Andi.

“Më fal se nuk rrija dot, më doli nga zemra,” u përgjigj Princi.

Ai mori edhe një kërcënim nga Jasmina, e cila i tha të falenderonte Zotin që ishin në emision pasi jashtë do të sillej ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654