Aktori turk Tolgahan Sayisman ka bërë publike një video në Instagram ku jo vetëm këndon në shqip, por edhe i përshëndet në mbishkrim fansat e tij në gjuhën shqiptare.
Bashkëshorti i aktores Almeda Abazi duket se e ka shijuar aq shumë këngën popullore shqiptare, sa i ka vendosur edhe fjalët e tekstit në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetin e tij social. Jo vetëm kaq, pasi ai bën edhe një falenderim shumë të veçantë për fansat e tij në Shqipëri, për interesin që kanë ndaj tij dhe telenovelës ku ai luan. Kujtojmë se Sayisman luan rolin e Çenar Ilgaz në telenovelën “Lale Devri”.
![“Jarnana, jarnane moj të keqen e”! Bashkëshorti turk i Almeda Abazit këndon dhe falenderon shqip! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/d2a8018eaca990465ef38a27f344f899_L.jpg)