INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë, por Rudina ka një urim publik për ish-bashkëshortin, Aleksin: Të dua shumë…[FOTO]

Janë ndarë, por Rudina ka një urim publik për ish-bashkëshortin, Aleksin: Të dua shumë…[FOTO]

Publikuar më: 13:35 28-04-2020

Aktorja Rudina Dembacaj edhe pse është ndarë nga bashkëshorti i saj vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me të. Aleksi feston sot ditëlindjen dhe Rudina ka vendosur që ta urojë publikisht me një foto dhe një mesazh në instagramin e saj.

Ajo ka postuar një foto të ish bashkëshortit me Vikin në duar ndërsa krahas fotos shkruan: ” Gëzuar ditëlindjen babo, të dua Viki, dy pika uji”, ndërsa bën tag ish bashkëshortin. Ky i fundit e ka ripostuar urimin në instagramin e tij duke treguar edhe një herë se ata të dy kanë një raport të mirë me njëri tjetrin për hir të vogëlushes Viki.

Rudina dhe Aleksi janë ndarë disa muaj më parë dhe tashmë aktorja është duke jetuar romancën e saj me ish deputetin Mark Froku me të cilin e kemi parë të postojë vazhdimisht foto dhe video të shumta nga jeta së bashku.

dnet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674