INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të ruani një numër të palimituar fotosh nga iPhone-i juaj

Ja si të ruani një numër të palimituar fotosh nga iPhone-i juaj

Publikuar më: 14:44 24-07-2018

Back Up do të thotë që të kesh të ruajtur materiale virtuale në një lokacion tjetër, gjë që i bën të sigurta ato. Lokacioni tjetër siç e cilësuam më lart është përherë një server i zotëruar nga ndonjë korporatë gjigande që shet shërbimin e Back Up.

Apple e ofron këtë shërbim, por ama çmimet lënë për të dëshiruar dhe kjo gjë vjen falë faktit që kompania e bazuar në Kupertino nuk ka Data Centre të vetat. Në këtë mënyrë ata paguajnë Google, Amazon dhe Microsoft për t'i bërë host sistemit. Meqë të paguash kushton ca, normal që gjithçka bie në kurriz të klientëve. iCloud ofron vetëm 5GB falas, por ne do t'ju mësojmë si të merrni hapsirë pa limit për fotot dhe videot tuaja.

Kemi që të bëjmë me një proces mjaft të thjeshtë. Thjesht shkarkoni Google PPhotos nga Appstore dhe bëjini upload të gjithë fotove ose videove që keni(do të vonojë ca në bazë të cilësisë dhe numrit të files). Kur të nisni Back Up-in thjesht zgjidhni opsioni High Quality(Free Unlimited plan) dhe jo original. Plani që sapo zgjodhët do të ruajë mjaft mirë fotot, por do të reduktojë ato foto që janë mbi 20MP(s'ka iPhone me atë kamera).

Ja ku keni hapsirë pa limit për Back Up. Urime!

Screenshot_20180724-143903.pngScreenshot_20180724-143905.png

Article Logic
Execution time: 0.0039951801300049