INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja smartphoni më i mirë për xhepin tuaj[VIDEO]

Ja smartphoni më i mirë për xhepin tuaj[VIDEO]

Publikuar më: 13:42 24-07-2018

Tregu i smartphonëve ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Sot kompani si Samsung nuk ofrojnë më opsionin më të mirë për paratë tona, prandaj ne drejtohemi drejt brandeve të tjerë që kanë çmime më të favorshmë.

Xiaomi ka pasur mjaft sukses që nga themelimi i brandit në vitin 2012. Sot ata po pushtojnë tregjet e vendeve në zhvillim dhe dalë-ngadalë po futen dhe në tregun shqiptar. MI A2 dhe MI A2 Lite janë prezantuar sot në Spanjë.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Mi A2 do të jetë i fuqizuar nga një CPU Snapdragon 660, do të ketë një ekran FULL HD+, kamera dyshe 20 dhe 20MP, kamera për selfie 20MP, 6GB RAM+32/64GB ROM ose 6GB RAM+128GB ROM. Do të kushtojë 249 euro modeli bazik(4GB RAM/32 ROM), 279(4/64) dhe 350 euro(6/64).

MI A2 lite do të ketë një CPU Snapdragon 625(si MI A1), kamera 12MP(të treja që ka) dhe do të vijë në 2 versione 3 GB RAM/ 32GB ROM(179 EURO) DHE 4GB RAM/64GB ROM(229 EURO)

Për këdo që do më të mirën nga ajo që po paguan, Xiaomi është opsioni më i mirë, sidomos me këto smartphone që do të përdorin Android One(update të sigurtë dhe Android i pamodifikuar siç vjen nga Google).

Ky smartphone do të jetë i disponueshëm që nga 10 Gushti.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 48 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0041310787200928