INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si puthin secila prej shenjave të HOROSKOPIT, 3 shenja janë KAMPIONE

Ja si puthin secila prej shenjave të HOROSKOPIT, 3 shenja janë KAMPIONE

Publikuar më: 23:45 04-07-2018

Astrologjia prek çdo aspekt të personalitetit tonë, madje edhe mënyrën se si sillemi në dashuri. Astrologjia ndikon në çdo aspekt të jetës sonë, nga mënyra sesi silleshim nën çarçaf deri në meritat dhe defektet që na kanë karakterizuar gjithmonë.

A keni menduar ndonjëherë se horoskopi gjithashtu mund të përcaktojë mënyrën tonë të puthjes me partnerin?

Ja se si e puthim partnerin bazuar në shenjën tonë të zodiakut.

Dashi – Dashi është një nga shenjat më impulsive të zodiakut dhe kur ai dëshiron diçka, bën gjithçka për ta marrë. Ai është shumë i pasionuar dhe puth me intensitet, madje edhe për një kohë të shkurtër. Shkurtimisht, për të gjëja e rëndësishme është të lërë një shenjë.

Demi – Demit i pëlqen të shijojë ngadalë çdo moment dhe e zbaton këtë koncept edhe në puthje. Kur i afrohet partnerit është shumë sensual, por në të njëjtën kohë edhe i dashur: një puthje e tij është në gjendje të çojë në një dimension tjetër.

Binjakët – Binjakët janë komunikues, kuriozë dhe kanë dëshirën për të provuar gjithçka, madje edhe kur bëhet fjalë për një puthje të thjeshtë. Kjo është arsyeja pse ata nuk rrinë kurrë në një vend. Për ta është e paimagjinueshme të puthin duke mbajtur krahë dhe duar pa lëvizur, të qënit pasivë nuk është për ta.

Gaforrja – Puthja e gaforres është një ritual i vërtetë dashurie me të cilin përpiqet të shfaqë gjithë dashurinë dhe romancën. Gaforret puthen thellë, të pasionuar, të ëmbël, sikur të ishin në një film Hollivudi.

Luani – Luani është një shenjë e fortë dhe agresive, por që i heq të gjitha pengesat e tij kur është me partnerin. Puthja e tij është e fortë, aq shumë sa që mund të zgjasë me orë të tëra. Është pikërisht për këtë arsye që në shumicën e rasteve është vetëm pritje e diçkaje më emocionuese.

Virgjëresha – Shenja e virgjërisë është shumë racionale dhe e turpshme, para se të arrijë të puthë dikë e mendon rreth dhjetë herë. Ky qëndrim nuk duhet të ngatërrohet për shkak të mungesës së interesit, sepse në këtë rast nuk do të kishte humbur kohë. Këshillë: mos prisni që ajo të marrë iniciativën, por putheni spontanisht.

Peshorja – Peshoret janë joshëse, provokuese, por nuk duan të jenë të parët që puthen, le të tjerët të marrin inisiativën. Puthja e saj është si në përrallë, ka një talent të lindur.

Akrepi – Akrepi është shenja e zodiakut më e pasionuar dhe për të gjithçka është sinonim me intensitetin. Kur e gjen veten duke u puthur dikë bëhet i nxehtë, eksploziv, sensual: ai është në gjendje të nxisë erotizmin nga çdo pore.

Shigjetari – Shigjetari është shumë ekstrovers, dëshiron të dijë dhe të përjetojë gjithçka, edhe kur flitet për dashurinë. Puthjet e tyre janë të shkurtra dhe jo tradicionale, ajo që ata duan më shumë është që të prekin çdo pjesë të trupit me gojën e tyre.

Bricjapi – Bricjapi është racional dhe nuk mund të qetësohet derisa të këtë gjithçka nën kontroll. Nuk duket veçanërisht i përfshirë kur puth, por në realitet ato mund të jenë shumë të pasionuar në kohën e duhur.

Ujori – Ujori është shenja më e pavarur e zodiakut, duket se jeton vazhdimisht mbi re. Atij nuk i pëlqen të japë demonstrata të mëdha dashurie dhe puthja e tyre është e shpejtë, por intensive. Shpesh ata e gjejnë veten duke bërë atë me sy të hapur, kështu që ata mund ta shijojë më së miri çdo detaj të atij momenti.

Peshqit – Peshqit janë romantikë dhe ëndërrimtarë, aq shumë saqë ata e konsiderojnë puthjen si gjestin më të mirë për të treguar dashurinë e tyre. Kur të arrijnë atje, kjo do të thotë se ata vërtet janë të interesuar. Edhe nëse ata janë jashtëzakonisht racionale, është më mirë të mos tallesh me to

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396