INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të çuditeni! E keni ju djema?! Femrat joshen nga meshkujt që kanë këtë cilësi që ka të bëjë me...

Do të çuditeni! E keni ju djema?! Femrat joshen nga meshkujt që kanë këtë cilësi që ka të bëjë me...

Publikuar më: 23:35 04-07-2018

Meshkujt joshen nga inteligjenca e femrës, por mësoni se nga kush meshkuj joshen femrat! 

Një studim i ri ka pohuar se femrat heteroseksuale joshen nga meshkujt që shfaqin trajta të seksizmit dashamirës. Seksizmi dashamirës është seksizëm, i cili i sheh femrat në një mënyrë stereotipike – p.sh janë mendimet, që femrat duhet të rrinë në shtëpi dhe të rrisin fëmijë, etj.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Personality and Social Psychology Bulletin’, ka kryer disa eksperimente me 200 femra studente për t’i nxjerrë përfundimet e veta. Sipas autorëve të studimit, femrat i pëlqejnë meshkujt me trajta të seksizmit dashamirës, sepse ata janë “më të gatshëm të angazhohen në lidhje, të jenë më mbrojtës, etj”.

Ideja e këtij studimi ka qenë, që të hulumtohen më mirë përkufizimet e mëparshme, të cilat psikologët i kanë përdorur për ta ndarë në dy kategori sekzimin: në seksizëm armiqësor dhe dashamirës.

Seksizmi armiqësor është esencialisht misogjini – definicioni klasik i paragjykimeve – dhe është haptazi i dëmshëm për femrat.

Në anën tjetër, seksizmi dashamirës është lloj i “misogjinisë së djalit të mirë”, i cili i sheh femrat si më pak të afta se meshkujt (të paktën në hapësira publike).

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766