INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si i presim turistët në Shqipëri/ Alarmante, 180 zona të ndotura në vend

Ja si i presim turistët në Shqipëri/ Alarmante, 180 zona të ndotura në vend

Publikuar më: 14:15 17-05-2018
Sapo vijnë turistët në vendin tonë, ajo që të bie menjëherë në sy përgjatë akseve kombëtare e anës lumenjve, është prezenca e madhe e mbetjeve urbane. Qeset e plasmasit, letra e mbetje të ndryshme janë evidente përgjatë gjithë rrjedhës së lumenjve duke krijuar një pamje aspak të këndshme për një vend që ka kaq shumë potenciale turistike dhe pret që turizmin ta zhvillojë në një stad më të lartë. Po për paradoks prezenca e këtyre mbetjeve nuk lë përshtypje aspak pozitive që me impaktin e parë sapo hyn një turist në pikat doganore, anës rrugëve, afër monumenteve kulturore e atraksioneve të tjera turistike, pa llogaritur dhe ndotjen që do të vijojë të shohin brenda rrugëve të qyteteve kryesore e në zonat më të thella. Por kjo është papërgjegjshmëri qytetare ku mbetjet hidhen ku të munden pa marrë parasysh rrezikun që shkaktohet në mjedis e mbi të gjitha në shëndetin tonë. 
ndotje.jpg
 
 
A mjaftojnë aksionet e pastrimit për ta pastruar gjithë territorin? Sigurisht që jo nëse vijohet të mos ketë ndërgjegjësim nga konsumatorët apo dhe bizneset. Nisur nga problematika e madhe e ndotjes në disa zona të vendit është kërkuar dërhyrje e qëndrueshme. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon aplikimin e metodave të reja për trajtimin e mbetjeve urbane.
Gjatë një takimi me ekspertë mjedisor shqiptarë dhe të huaj, ministri Blendi Klosi theksoi se edhe vendi ynë, ashtu sikurse shumë vende të botës, duhet ta vlerësoj si pasuri që duhet shfrytëzuar nga kompanitë e trajtimit të mbetjeve.
Ekspertëve ju është kërkuar bashkëpunim për hartimin e strategjive lidhur me ndërhyrjet që duhen bërë për pastrimin e vendit lidhur nga problematika e madhe. Janë 180 pika në mbarë vendin që kërkojnë ndërhyrje të qëndrueshme lidhur me pastrimin e tyre.
 
rickl.jpg
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322