INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra juaj Gjermania? Këto profesione ju duhen

Ëndrra juaj Gjermania? Këto profesione ju duhen

Publikuar më: 12:01 06-05-2018
 
Të gjithë shpresojnë që Gjermania t’ju mundësojë  “jetë më të mirë”, por a e dini se dhe aty nuk është e lehtë.
Para se të shpërnguleni duhen të dini disa gjëra në mënyrë që endrra tuaj mos venitet sa hap e mbyll sytë.
Madje nëse nuk keni një profesion mos u largoni.
Se si do të jetë jeta juaj në një vend të huaj, kjo  varet nga aftësia që ju zotëroni.
 
Po sa do të përfitonit në Gjermani? 
 
Një inxhinier i ndërtimtarisë në muaj përfiton 3 mijë euro bruto, ndërsa arkitektët janë në një rang me inxhinierët,
mjekët dhe matematikanët përfitojnë më shumë se 600 euro në muaj,ndërsa punonjësit e IT–isë diku rreth 2 mijë e 300 euro neto.
Kamerierët, kuzhinierët dhe parukierët përfitojnë 1000 euro në muaj, plus bonuset.
Automekanikët dhe elektricistët përfitojnë diku afër 1.300 euro, ndërsa kujdestaret e fëmijëve apo të moshuarve me përvojë 1.600 euro në muaj, transmeton DW.
Po mbi të gjitha shpenzimet janë shumë të mëdha, për qira ju nevojiten lartë e poshtë 600 euro dhe kjo varet shumë prej vendqëndrimit.
Për ushqim dhe nevoja të tjera, për person ju nevojiten minimum 280 euro, ndërsa kartela mujore për transport publik fillon nga 50 deri në 100 euro. 
 
Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.004040002822876