INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duken shtëpitë 3D në planetin Mars [FOTO]

Ja si do të duken shtëpitë 3D në planetin Mars [FOTO]

Publikuar më: 18:29 28-06-2018

Keni menduar ndonjëherë sesi do të dukeshin shtëpitë tona në planetin Mars apo në hënë?

Shkencëtarët kanë publikuar projektin  ku tregohen pamje unike të shtëpive në 3D dhe mjeteve të cilat një ditë ndoshta do të jenë pjesë e planetit të kuq. Pamjet janë krijuar nga dizejnatori Norman Foster në Kaliforni.

Gjatë këtij viti të gjithë kureshtarët do të kenë mundësinë të shohin modele të habitateve të tyre të ardhshme dhe ndoshta jeta në planetet e tjera është shumë e afërt. Shtëpitë në 3D rreth 93 metra katror do të jenë të përshtatshme për 4 astronautë dhe do të ndërtohen me gurë të zbuluar në planetin Mars.

Sipas planeve shtëpitë do të ndërtohen në 3 faza.Duke pasur parasysh distancën e madhe nga Toka dhe vështirësitë në në komunikim, ndërtimi do të zhvillohet me një kontribut minimal njerëzor, duke u mbështetur në rregulla të thjeshta sesa në konstruksione përfundimtare.

Një teknikë e tillë sipas specialistëve do ta bëjë sistemin më të lehtë për t’u ndryshuar  dhe për t’iu përshatur ndryshimeve të papritura në sipërfaqen e planetit Mars.  T

re lloje të ndryshme robotësh do të shkojnë në Mars  dhe secili do të kryejë detyrat e  përcaktuara nga krijuesit. Dizejnuesit sigurojnë se gjatë krijimit të jetësës në hapësirë do të marrin parasysh të gjitha parametrat psikologjike dhe fiziologjike të qenieve njerëzore.

Kërkuesit shprehen optimistë për të treguar sesi teknologjia po i ndihmon të krijojnë vendbanime jashtëtokësore.

5.PNG

4e.PNG

3ok.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621