INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja shenjat më me fat të HOROSKOPIT për muajin PRILL

Ja shenjat më me fat të HOROSKOPIT për muajin PRILL

Publikuar më: 17:36 06-04-2026

Astrologia Meri Shehu ka ndarë parashikimet për muajin prill, duke theksuar se ky muaj do të sjellë zhvillime pozitive, por edhe ndryshime të rëndësishme në aspektin planetar për të gjitha shenjat e horoskopit.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan këtë të hënë, më 30 mars, ajo shpjegoi se ndikimi i Uranit në shenjën e Demit do të çojë drejt një çlirimi përfundimtar, përpara kalimit të tij në shenjën e Binjakëve.

Sipas saj, prilli nis në mënyrë të favorshme me Afërditën që hyn në Dem, në shenjën e saj. Megjithatë, data 4 do të jetë sfiduese, pasi përballja me Plutonin në Ujor mund të sjellë humbje në ekonomi ose në jetën sentimentale. Ndërkohë, data 2 konsiderohet shumë pozitive falë Hënës së plotë në Peshore.

Ajo shtoi se grumbullimi i planetëve në Dash, së bashku me ndikimin e Neptunit dhe Saturnit, mund të sjellë zhgënjime në mes të muajit, për shkak të kundërshtimeve të forta. Këto zhvillime lidhen edhe me datën 17, kur do të kemi Hënën e re.

Renditja e shenjave për muajin Prill, nga shenja me më pak fat tek ajo me më shumë fat

12.Peshore
Nuk e meritojnë vendin e 12. Do të keni kujdes në karrierë, sa i përket ligjit. Futet Marsi në Peshore dhe bëhet antagonist si muaj. Do të çelet një dritë e bukur, por do tërheqin forca regresive mes tyre. Pastaj do të shkojë mirë, dashuria do të shkojë mirë pas datës 26. Ju hap mendjen, ju çliron energjinë.

11.Gaforrja
Janë me fat, por marrim nuancat e muajve. Kanë një katërkëndësh me planetet në Dash. Në çështje karriere, dominancash, luftë për mbijetesë do të jetë e fortë sa i përket mbijetesës së punës. Gaforret do ta kenë fatin e tyre. Një çështje familjare do të shkojë shumë mirë. Të gjitha gaforret do të shkojnë mirë, por Urani në Binjak nuk është shenjë e mirë për gaforret, por nuk është në pozicion të keq. Do të kenë një ndryshim pune, ëndrrash, psikologjie.

10.Peshqit
Në çështjet ekonomike do të ketë agresivitet, zhgënjim. Të bëjnë kujdes. Peshqit, me futjen e Uranit në Binjak, do të kenë ndryshim vendbanimi, do të ndryshojnë shtëpitë në këtë 7-vjeçar.

9.Akrepi
Do të keni një jetë të përditshme të furishme. Do të keni edhe debate, pasiguri; kujdes me makinat, me mjetet e komunikimit. Tendenca është drejt fitimit. Prilli do t’i japë zjarr, do të harxhojë; kujdes data 2 se bëheni melankolikë.

8.Binjakët
Mos rendni pas gjësë së madhe. Bashkëpunoni me njerëzit, mos bëni debate. Jupiteri në Gaforre është garanci për martesa, fejesa për të lindurit në 10-ditëshin e dytë.

7.Virgjëresha
Marsi, planeti, ju kërkon të bëheni impulsivë me shpenzimet. Virgjëreshat e 10-ditëshit të dytë do të jenë me fat.

6.Demi
Futet Afërdita në shenjën e tyre, ju jep siguri, sharm dhe e përcjell këtë tendencë. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë do të jetë fatlum.

5.Binjakët
Do t’i fusja në vendin e parë, pasi futet Urani në shenjën e tyre; ju jep imagjinatë, joshje, ide përparimtare, produktive. Të lindurit e 10-ditëshit të parë e përfitojnë këtë. Me datën 2 Prill do të kenë një ditë të bukur. Mund ta konsiderojnë.

4.Ujori
Do të jenë në qendër të vëmendjes. Urani në Dem i ka bërë të ndryshojnë shumë të dhëna. Ka ndryshuar shtëpi, ide, mendime. Me futjen e Uranit në Binjak do ta shohin veten më bukur dhe ju hapet fati në shumë aspekte.

3.Luani
Me çështjet ligjore do të favorizohen. Mund të udhëtojnë jashtë. Me futjen e Uranit në Binjak, shoqëritë do të bëhen më të mira. Ka prapaskena, por Hëna e re në Peshore ju jep mundësi pune.

2.Shigjetari
Bredhin, ikin, zjarr për ta. Data 9 dhe 14 duhet të marrin vendime serioze. Shigjetari mos të luajë në kokën e vet. Hëna e plotë në Peshore i ndikon mirë.

1.Dashi
Janë në vendin e parë. Mbajnë kurorën. Kanë shumë planet në shenjën e tyre, fitojnë potencë, inteligjencë. Hëna e plotë në datën 2 na e prish pak, por pas datës 26 edhe për dashët pa fat do të ketë mundësi, do të çlirohen. Mos bëjnë debate të forta rreth datës 9 dhe 14 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723