INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sesi e presin ekipin e shpëtimit djemtë e bllokuar në shpellë. Çdo të ndodhë me ta tani? [VIDEO]

Ja sesi e presin ekipin e shpëtimit djemtë e bllokuar në shpellë. Çdo të ndodhë me ta tani? [VIDEO]

Publikuar më: 10:50 03-07-2018

"Faleminderit, faleminderit, jemi shumë të lumtur!" Këto janë fjalët me të cilat dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit të bllokuar në shpellën Thai u drejtojnë dy anëtarëve të grupit të shpëtimit që arritën ti gjejnë ata. Pas 10 ditë kërkimesh ata u gjetën gjallë, rreth 4 kilometra nga hyrja e shpellës së përmbytur. Por sfida e vërtetë qëndron në faktin sesi do të nxirren që aty pasi korridoret janë të përmbytura nga uji dhe balta dhe shikueshmëria është zero. Ata do të duhet të mësojnë të zhyten ose të presin muaj që përmbytjet të ulen para se të dalin nga shpella, thotë ushtria. Grupi ishte bllokuar për nëntë ditë para se grupi i shpëtimit ti gjente të hënën vonë në një pjesë të vogël të thatë. Ekipet e shpëtimit tani janë duke u ndeshur me nivelin e ujit në rritje për të sjellë më shumë furnizime për sportistët. Ata mund të kenë nevojë për ushqime rezervë për të paktën edhe katër muajt e ardhshëm. “Përpjekje po bëhen për të instaluar linjë energjie dhe telefonike brenda shpellës për të lejuar djemtë që të flasin me prindërit e tyre” tha guvernatori i Chiang Rai Narongsak Osotthanakon. Në një video të shpërndarë nga ushtria tajlandeze djemtë komunikojmë me ekipin e shpëtimit. Janë vetëm dy persona ata që arritën deri te djemtë. Këta të fundit i pyesin se sa kohë kanë qenë nëntokë.
Keni 10 ditë këtu. Ju jeni shumë të fortë!-u thotë një anëtar i ekipit të shpëtimit.“Ne jemi shumë të lumtur. Faleminderit, faleminderit” dëgjohen djemtë të thonë. “Edhe ne jemi shumë të lumtur” u thotë personi që regjistron videon ndërsa u komunikon se nuk mund të largohen tani e se duhet të presin, por i sigurojnë se ata se shumë njerëz të tjerë do të vijnë për ta. Një djalë përgjigjet: "Oh, shihemi nesër". Kërkimi për gjetjen e grupit kishte mbërthyer vendin pasi ishte e paqartë se ku ishin apo nëse ishin ende gjallë. Familjet e djemve të humbur u lumturuan kur morën vesh lajmet e gjetjes së tyre gjallë.

Thailand-cave-800x445.jpg

Por si arritën futbollistët e rinj atje?

Djemtë, të moshës 11 deri 16 vjeç, dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u zhdukën më 23 qershor. Besohet se ata hynë në shpellë kur ajo ishte e thatë dhe shirat e befasishme bllokuan daljen. Ata u gjetën në një pjesë shkëmbore rreth 4 km nga goja e shpellës. Mendohet se djemtë kanë lëvizur nëpër pjesë të ndryshme të shpellës ndërsa ishin ende të thata, por ujërat vërshuan duke bllokuar hyrjet e ngushta me baltë dhe mbeturina, duke bllokuar dukshmërinë dhe hyrjen. Një nga shtigjet më të vështira për zhytësit ishte kur u afruan te pjesa që njihet si “Plazhi i Pattaya” një pendë e ngritur në kompleksin e shpellës ku shpresohej se djemtë kishin kërkuar strehim. Notarët duhej të lundronin në errësirë midis një sërë kthesash të mprehta dhe të ngushta. Ata përfunduan udhëtimin e vështirë duke e gjetur Pattaya Beach të përmbytur. Ata gjetën djemtë rreth 400 metra larg.

shpelle_bre.jpg

Po si mund të dalin djemtë tani?
Nxjerrja e djemve të bllokuar shëndoshë e mirë është një detyrë jashtëzakonisht e rrezikshme duke pasur parasysh kushtet brenda shpellës.Kompleksi i shpellës Tham Luang në Chiang Rai në veri të Tajlandës është e përmbytur rregullisht gjatë sezonit të shirave që zgjat deri në shtator ose tetor. Nëse fëmijët do të dalin më parë, ata do të duhet të mësojnë aftësitë themelore të zhytjes. Por ekspertët kanë paralajmëruar se marrja e zhytësve të papërvojë përmes korridoreve të rrezikshëm të ujërave me baltë dhe me shikueshmëri zero do të ishte shumë e rrezikshme.

harta_e_shpe.png

Përpjekjet për të ulur nivelet e ujit deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme. Nëse ata duhet të presin derisa uji të tërhiqet vet, duhet të qëndrojnë në shpellë për muaj të tërë dhe duhet të furnizohen vazhdimisht me ushqim dhe tu jepet ndihmë. Mjekët e trajnuar posaçërisht do të hyjnë për të kryer kontrolle mjekësore në ditët në vijim për të kontrolluar gjendjen e tyre dhe për të trajtuar lëndimet e mundshme. Korrespondenti i BBC South East Asia Jonathan Head, i cili është në vendngjarje, tha se ushtria ka disa doktorë që janë të aftë të notojnë deri në vendin ku është ekipi. "Por edhe kur ata të rimarrin veten, tërheqja e tyre përmes tuneleve pjesërisht të përmbytura do të jetë një sfidë e frikshme dhe sezoni i shirave sapo ka filluar këtu, nivelet e ujit do të rriten", tha ai. Ekipet e tjera po vazhdojnë të kontrollojnë malin me shpresën e gjetjes së një rruge tjetër në shpellë.

cunat.jpgKush janë ata?
Të 12 djemtë janë të gjithë anëtarë të ekipit lokal të futbollit “Moo Pa” që do të thotë “Derrat e Egër”. Trajneri i tyre i ka marrë ata në ekskursione të rastit dhe në udhëtime në terren. Tinnakorn Boonpiem, djali 12-vjeçar i së cilës është ndër 13 personat e bllokuar në shpellë, i tha agjencisë së lajmeve AFP ndërsa qëndronte afër shpellës se ajo ishte "aq e lumtur" që dëgjoi lajmin se ata ishin të sigurt.

cfare_gezimi.jpg

"Unë dua që ai të jetë fizikisht dhe mendërisht i aftë", tha ajo. "Jam kaq i lumtur sa nuk mund ta them me fjalë," –u tha një tjetër i afërm gazetarëve, ndërsa lotët e gëzimit derdheshin në faqet e tij.

gezim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225