INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ KafeIN/ Pedagogët kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës [VIDEO]

Ekskluzive/ KafeIN/ Pedagogët kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës [VIDEO]

Publikuar më: 10:06 03-07-2018

Sot në KafeIN me Flavion diskutuam një prej problematikave më të mëdha të arsimit në Shqipëri. Shkeljet që pedagogët ose mësuesit bëjnë në këmbim të notave ose shërbimeve që janë të detyruar të japin për studentët.

Studentët denoncojnë, është një faqe e cila prej kohësh qarkullon në rrjetin social Instagram dhe publikon rrëfime të studentëve ku tregojnë rastet e shkeljeve dhe denoncimet e ndryshme. Adriministratori i faqes tregoi për IN Tv shkelje të cilat i ka denoncuar para kamerës së KafeIN. Rastet nisin që nga blerja e librave me detyrim e deri në kërkim të parave. Rastet më ekstreme shkojnë deri në kërkimin e favoreve seksuale nga pedagogët në këmbim të një note më të lartë. Skandalet e tilla nuk mbeten vetëm në rang pedagogjik, por edhe të sekretariatit të cilët nuk funksionojnë me korrektësinë e duhur.

Rastet e denoncimeve të sudentëve janë gjithnjë në shtim dhe nuk mungojnë situatat e vërtetuara me fakte. Duket se ky rrjet denoncimesh po rritet shpejt, por ngelet akoma për tu parë se sa efektive do jetë kjo në përmirësimin e kësaj problematike.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0016050338745117