INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se çduhet që të bëni që të përdorni Spotify në Shqipëri

Ja se çduhet që të bëni që të përdorni Spotify në Shqipëri

Publikuar më: 15:46 01-08-2018

Spotify është shërbimi music streaming më popullor në botë. Shumë nga ju duan që ta përdorin, por ja që ai nuk është i disponueshëm për vendin tonë. Ju në këtë rast keni dy zgjedhje;
1. Përdorni një shërbim të ngjashëm(psh. Deezer)
2. Provoni një VPN dhe jetoni të lumtur me Spotify

Ne në këtë artikull do të bazohemi tek opsioni 2, i cili është shumë i thjeshtë për t'u realizuar. Fillimisht do të shkarkoni një VPN. Ne po iu japim 4 opsione qofshi përdorues të iOS apo Android:

iOS;

Windscribe

Touch VPN

Express VPN

Nord VPN

 

Android:

Windscribe

Touch VPN

Express VPN

Nord VPN

Shkarkoni Windscribe ose Touch VPN nëse nuk keni në plan që të paguani asgjë, ose nëse doni shërbimin më të mirë të mundshëm ExpressVPN dhe NordVPN janë pak të shtrenjta por cilësia e tyre është superiore.

Më pas zgjidhni shtetin tuaj të preferuar në VPN. Në rast se doni ë të shkarkoni direkt nga Play apo Appstore, duhet që të hapni një account dytësor për të cilin do të deklaroni që gjendet në SHBA apo Kanada. Pas kësaj kërkoni Spotify dhe shkarkojeni. Nëse e doni dhe më të lehtë punën shkarkoni appet nga source dytësor(Aptoide android, kurse iPhone mbyll vazhdimisht këto alternativa kështuqë gjeni diçka online).

Nëse jeni kuriozë se çfarë përdor vetë unë, epo jo Spotify. Mund të përdor VPN për Youtube Premium, Netflix, qoftë dhe për VRV, por jo për Spotify. Arsyeja është e thjeshtë. Për mua Deezer ofron të njëjtat gjëra(për ju që doni ekskluzive Spotify është shumë më lart, por për një metal head mjafton Deezer) dhe ka oferta më të mira për ulje çmimi.

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549