INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund një rival për iPad! Zbuloni se për kë bëhet fjalë

Më në fund një rival për iPad! Zbuloni se për kë bëhet fjalë

Publikuar më: 10:37 02-08-2018


Apple ka kohë që ka qenë kompania e vetme që dominonte tregun e tablets. Tentativat e prodhuesve të Android thjesht nuk kanë qënë në nivelin e duhur për të rivalizuar iPad. Të paktën kjo ka vlejtur deri më sot, pasi me këtë prezantim që u bë dje çdo gjë mund të ndryshojë.

Instagram Banner

Samsung ka prezantuar Tab S4, një tablet që ka surprizuar të gjithë kritikët. Pajisja në fjalë është e pajisur me një CPU Snapdragon 835, 4GB RAM dhe vjen me 2 versione: 64GB ROM për 650$ ose 799$ për 256GB ROM.

Apple nga ana tjetër ofron iPad Pro për: $649 versioni 64GB 10.5-inch iPad Pro, $799 për 256GB version, dhe $999 për 512GB version.

 tabs_s4_stufffff.jpg

 

Samsung po ashtu ofron dhe opsionin Dex, i cili të jep mundësinë e përdorimin të tabletit në formën e një PC-je. Sidoqoftë është shumë e vështirë që ky model të mund të konkurojë iPad, i cili do të pajiset me një ekran bezel-less dhe pa notch, sigurisht nuk duhet të harrojmë dhe që CPU-të e Apple janë më të fuqishmet në treg.

Të paktën kemi një rival të vërtetë për iPad dhe gjërat duket se po shkojnë mirë për përdoruesit që po marrin gjithnjë e më shumë alternativa.

Galaxy_Tab_S4_4.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Apple shënon rekord, por Huawei...
»
Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332