INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ja sa shpenzova në Dubai për 10 ditë' Shqipja e thotë TROÇ!

'Ja sa shpenzova në Dubai për 10 ditë' Shqipja e thotë TROÇ!

Publikuar më: 14:29 11-05-2022

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për udhëtimin e saj në Dubai.

Shqipja tha se ka qenë me vëllain dhe se kishte marrë me vete 5 mijë euro për 10 ditë.

“Nuk ka jetesë të mesme në Dubai, aty është ose e ulët ose e lartë. Kam qenë me vëllanë. Nuk është se ka ndonjë shtrenjtësi të madhe për të shkuar në hotel. Flas për njerëzit që punojnë. Njerëzit që nuk punojnë është më e shtrenjtë.

Unë 5 mijë euro i mora me vete dhe më tepruan. Doja të shikoja më shumë gjëra por nuk më doli koha. Doja 5 ditë të tjera. Qëndrova 10 ditë dhe shpenzova gati 5 mijë euro, pa jetë nate. Kur lëvizja në plazhe të tjera, kishte kosto ekstra”, u shpreh ajo.

 

-640-0-1-1652255012.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0032889842987061