INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa paguajnë shtetet europiane për rrugët. Tarifat e kripura të Shqipërisë krahasuar me fqinjët

Ja sa paguajnë shtetet europiane për rrugët. Tarifat e kripura të Shqipërisë krahasuar me fqinjët

Publikuar më: 17:57 26-03-2018

Vendosja e taksës për mjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit, duket goxha e kripur nëse e krahason me tarifat e vendosura në vendet fqinje apo edhe më tej në Europë.  Në internet mund te gjesh një listë të plotë të shteteve evropiane të ndara në kategori sipas metodës së taksave. Kështu ekziston një grup vendesh që janë të përjashtuara nga taksat e rrugëve. Në listën e 13 vendeve është edhe Kosova e cila nuk i takson rrugët.

tabela_per_taksat_2.png

Finlanda, Vatikani, Monako,Qipro, Litenshtenjji, Ukrahina , Andora, Estonia, Islanda, Malta, San Marino dhe Lukseburgu  nuk kanë vendosur taksa për rrugët. Shqipëria hyn në listën e vendeve që taksojnë kalimin e mjeteve vetëm në disa ura apo tunele. Në këtë grup renditet edhe Mal i Zi ku drejtuesit e mjeteve paguajnë vetëm për udhëtimin në tunelin Sozina. Tarifa  është 2.5 euro për motorët dhe 5 euro për veturat. Në  Holandë gjithashtu taksohet vetëm kalimi në dy tunele. Kalimi në tunelin Kil paguhet 2 euro për veturën e pasagjerëve dhe në tunelin Westerschelde  5 euro për makinë. Ndërsa Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Serbia e Turqia hyjnë në listën e vendeve që kanë vendosur taksa për rrugët. Vihet re një dallim shumë i madh midis tarifave të vendosura në Shqipëri dhe atyre në Maqedoni.

taksat_e_rrugeve_Maqedoni.png

Në vendin fqinj taksat variojnë sipas rrugëve dhe kategorisë së makinave nga 1 euro apo dhe më pak deri në 5 euro maksimalja. Në Bosnje-Hercegovinë taksat janë të ndryshme në varësi të mjeteve dhe autostradave. Kështu për katër autostrada është vendosur kjo pagesë. Për mjetet e vogla, motorat dhe veturat taksa është 1.2 euro dhe varion deri 5 euro per kamiona e mjete me të rënda. Në Serbi taksat për kalimin e pjesëve të autostradës variojnë sipas rrugëve dhe kategorive të mjeteve. Çmimi i përafërt 3  deri në 5.5 eur o për 100 km me makinë.

taksa_e_rrugeve_Greqi.png

Në Greqi  në sektorin e rrugëve operojnë rreth 6 kompani të ndryshme , parandaj edhe situata me taksat rrugore ëshët paska më e komplikuar  sesa në vendet e tjera evropiane. Tarifat për kalimin e tuneleve dhe urave. Taksat janë të ndara në 5 kategori. Marrim psh rrugën Aktio - Preveza ku mjetet kalojnë (tunelin e nëndheshëm) Tuneli ka një gjatësi totale prej 1570 metrash. Mjetet taksohen nga 0.7  euro motorat dhe 3 euro makinat e pasagjerëve. Turqia ka taksa për urat që variojnë nga 1 euro për mjetet e kategorisë A deri te 25 euro për mjetet e tonazhit të rëndë.  Ndërkohë ajo që bie në sy është edhe kategoria e vendeve që taksat e rrugëve janë të vendosura për periudha më afatgjata. Psh në Austri pagesat për kalimin në autostrada në dispozicion janë të ndryshme. Ato ndahen në një afat prej 10 ditësh, muajsh apo edhe vitesh.

austria_taksa_vjetore.png

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922