INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alpha Bank Albania dhe Fundjavë Ndryshe, mundësojnë një banesë të re për familjen Buci[VIDEO]

Alpha Bank Albania dhe Fundjavë Ndryshe, mundësojnë një banesë të re për familjen Buci[VIDEO]

Publikuar më: 18:38 26-03-2018

Alpha Bank Albania solidarizohet me komunitetin duke i ndryshuar tërësisht jetën një familje në nevojë. Stafi i Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, mundësoi një ambient banimi për një familje me tre fëmijë që ishte në vështirësi strehimi. Shtëpia e re është e ndërtuar me material cilësor, si dhe e izoluar nga zhurmat, temperaturat dhe lagështira. Thirrjes për mbështetje iu bashkua jo vetëm Alpha Bank Albania si institucion por i gjithë stafi i saj duke dhuruar një shumë të konsiderueshme e cila shërbeu për mobilimin e shtëpisë. Erjona Çela, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania u shpreh e emocionuar që familja e Burbuqe Bucit tashmë ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj. “Dita që u transmetua thirrja për ndihmë për familjen e Burbuqe Bucit ishte një ditë që ka trishtuar të gjithë ne që pamë kushtet ku jetonte kjo familje. Ndërkohë dita e sotme ka qenë një ditë plot emocione të bukura për të gjithë ne, pasi sot bëmë të mundur që kjo familje të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj. Gjithashtu na gëzon pa masë fakti që tashmë të tre fëmijët e saj do të kenë mundësi të studiojnë në të njëjtat kushte si shumë bashkëmoshatarë të tyre për të siguruar një të ardhme më të ndritur’’. Çela përfundoi fjalën e saj duke falenderuar dhe përgëzuar,  Arbër Hajdari dhe “Fundjavë Ndryshe” për angazhimin serioz në mbështetjen e familjeve shqiptare në vështirësi ekonomike. Ndërkohë nga ana e tij Hajdari shprehu vlerësimin maksimal për Alpha Bank Albania e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme thirrjes së tij publike për mbështetje për familjen Buci realizoi blerjen dhe vendosjen e shtëpisë brenda vetëm 10 ditëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943