INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja reagimi i Berishës pas përjashtimit nga Parlamenti

Ja reagimi i Berishës pas përjashtimit nga Parlamenti

Publikuar më: 16:11 22-04-2016

Vetëm pak minuta pasi Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga Parlamenti, erdhi reagimi i ish Kryeministrit. Nëpërmjet një statusi në facebook Sali Berisha tha:

“Pavarësisht nga histeria kolektive e deputetëve të shullazëve të parlamentit dhe papagajve e bolinove të tyre në media, ligji i Shqipërisë iu njeh të drejtën, në përputhje me plotësimin e kritereve të stipuluara të tij, çdo qytetari shqiptar të rritur, të armëmbajtjes. Me gjithë këtë, me armë, sipas udhëzimit të shullazëve të qeverisë, që kanë krijuar për xhepat e tyre tregun e zi të armëve, mund të pajisen me arm, vetem:

-Trafikantët, vrasësit, hajdutët dhe fanatikët e partisë siçiliste.

- Ata që japin ryshfet, të paktën 1-2 mijë euro në vartësi nga lloji i armës, për Saje qorrin dhe çunat e krimit!

-Ndryshimi i ligjit, ndalimi i armëve për shullazët e qeverisë, shpërndarja e tyre mbi baza partiake duhet të shpallen vepra të rënda penale.

Të pajisen me armë të gjithë personat që plotësojnë kushtet ligjore pa asnjë diskriminim duke u bazuar në modelin amerikan”!! sb

Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586