INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa paguhen shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës

Ja sa paguhen shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës

Publikuar më: 13:16 27-08-2019

Ministria e Jashtme e Kosovës ka publikuar disa shkrime ku raportohen të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar pranë zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se qeveria e Serbisë ka instaluar korrupsionin dhe ryshfetet si mjete diplomatike për të fituar dokumente të falsifikuara për çnjohje të Kosovës.

Sipas MPJ-së, këto dokumente nuk shërbejnë për asgjë vetëm për përshkallëzim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Janë të paktën 13 shtete për të cilat Ivica Daçiç ka deklaruar se janë tërhequr nga njohja e Kosovës, por shpesh herë deklarimet e tij janë hedhur poshtë, si dhe ka patur raste kur ministrat e Jashtëm që kanë marrë vendimin e tërheqjes janë shkarkuar nën dyshimet e korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592