INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja me kë e krahason UEFA, talentin Milot Rashica

Ja me kë e krahason UEFA, talentin Milot Rashica

Publikuar më: 20:08 15-04-2016

Paraqitjet e mira në sezonin e tij të parë më skuadrën holandeze Vitesse, kanë bërë që emri i talentit shqiptar Milot Rashica, të krahasohet me futbollistin brazilian Neymar.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit Evropian (UEFA) nëpërmes një postimi në Twitter, ka krahasuar Rashicën me Neymarin.

Në këtë postim, UEFA vë theks të veçantë në pikëpyetjen që ka trajneri italian Gianni De Biasi, nëse do ta ftojë talentin nga Vushtrria në Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë vit në Francë.

“Milot Rashica ka impresionuar me Vitessen në sezonin debutues. A do të jetë ky ylli i Euro 2016?”, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s.

Vendimi për një ftesë të Rashicës nga De Biasi do të vendoset vetëm dy javë para fillimit të Euro 2016, mirëpo është evidente që Rashica ka treguar formë jashtëzakonisht lartë këtë sezon.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775