INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë triumfuesit e MTV VMAs 2018

Ja kush janë triumfuesit e MTV VMAs 2018

Publikuar më: 09:50 21-08-2018

Mbrëmjen e kaluar u mbajt shfaqja më e madhe në industrinë muzikore për vitin 2018, MTV Video Music Awards. (VMAs). Shafqja është hapur me performancën e Cardi B, e cila doli në skenë për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj. Por sigurisht nuk kanë munguar as shumë personazhe të njohur si Nicki Minaj, Ariana Grande, Jennifer Lopez e cila fitoi çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award, një çmim të cilin kanë fatin të fitojnë shumë pak artistë.

Artistët më të nominuar të mbrëmjes kanë qenë Cardi B me 12 nominime, Beyonce dhe Jay Z me 8 nominime, Drake me 8 dhe Childish Gambino me 7 nominime.

Më poshtë do të gjeni listën e plotë të fituesve të MTV VMA-s 2018:

Video e Vitit: Camila Cabello – “Havana” [ft. Young Thug]

Bashkëpunimi më i mirë: Jennifer Lopez – “Dinero” [ft. DJ Khaled & Cardi B]

Artisti i ri më i mirë: Cardi B

Artisti i vitit: Camila Cabello

Video më e mirë Latine: J Balvin – “Mi Gente” [ft. Ëilly Ëilliam]

Kënga e vitit: Post Malone – “rockstar” [ft. 21 Savage]

Video më e mirë Pop: Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”

Video më e mirë Hip Hop: Nicki Minaj – “Chun-Li”

Artist i vitit: Hayley Kiyoko

Kënga e verës: Cardi B / Bad Bunny / J Balvin: “I Like It”

Çmimi “Michael Jackson Video Vanguard Aëard”: Jennifer Lopez

Video e kërcimit më të mirë: Avicii ft. Rita Ora – “Lonely Together”

Video më e mirë Rock: Imagine Dragons – “Ëhatever It Takes”

Video me një mesazh: Childish Gambino – “This Is America”

Kinematografia më e mirë: The Carters – “APES**T”

Drejtimi më i mirë: Childish Gambino – “This Is America”

Drejtimi artistik më i mirë: The Carters – “APES**T”

Efektet më të mira vizuale: Kendrick Lamar & SZA – “All The Stars”

Koreografia më e mirë: Childish Gambino – “This Is America”

Redaktimi më i mirë: N.E.R.D – “Lemon” [ft. Rihanna]

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559