INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është motra e madhe e Selena Gomez, që e ndihmon atë në gjithçka… [VIDEO]

Ja kush është motra e madhe e Selena Gomez, që e ndihmon atë në gjithçka… [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 24-09-2018

Selena Gomez dhe Taylor Swift kanë një miqësi të ngushtë, që ka vazhduar e tillë prej më shumë se 12 vitesh dhe këngëtarja nuk mban asgjë sekrete nga shoqja e saj.
Vetëm pak para postimit të një klipi të shkurtër nga studio muzikore, Selena bëri një video live me pyetje - përgjigje përballë të gjithë fansave të saj në Instagram dhe çdo gjë ishte pozitive për miken e hershme.
“Si është Taylor” Selena tha, duke lexuar pyetjen e një fansi. “Taylor-i është një mrekulli. E dua atë. Është e mrekullueshme. Ajo është si motra ime e madhe. I them asaj çdo gjë. Ajo është aq e zgjuar sa ndonjëherë më tremb.”
Këto dy artiste janë njohur së bashku një dekadë më parë, kur të dyja dilnin me vëllezërit Jonas. Taylor ishte e lidhur me Joe, ndërkohë që Selena dilte me Nick. “Ishte gjëja më e mirë që ne fituam nga ato dy lidhje, miqësinë tonë.” Selena bënte shaka në një intervistë vitin e kaluar.
Shikojeni atë se si shprehet për shoqen e saj në klipin e mëposhtëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215