INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja koncerti madhështor që rikthen Fatma Methasanin në prezantim! [FOTO]

Ja koncerti madhështor që rikthen Fatma Methasanin në prezantim! [FOTO]

Publikuar më: 17:31 30-12-2020

Nëse jeni kuriozë a do të mbahet këtë vit koncerti madhështor traditë e 31 Dhjetorit në Tiranë, ne të inlife.al iu themi se PO!

Prezantuesja e koncertit gjigand do të jetë Fatma Methasani, një ndër moderatoret më të preferuara nga publiku shqiptar, sidomos nga të rinjtë.

Fatmën e kemi parë edhe herë të tjera të prezantojë festivale me “peshë” në vend dhe me patenta ndërkombëtare, por për herë të parë do e shohim të ketë drejtimin e koncertit të “Vitit të Ri” organizuar nga Bashkia Tiranë.

Ky projekt ka skonografinë më të veçantë që kemi parë ndnonjeherë! Vendodhja është sheshi “Nënë Tereza” dhe koncerti do zhvillohet pa publik dhe do jetë nga ana e skenografisë do jetë në formën e pemës ku prezantuesja dhe të ftuarit specialë duhet të ngjiten me vinç në majë të pemës festive.

Të ftuarit specialë janë: Orgesa Zaimi me femijët, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Lorenc Hasarma, Olsi Bylyku, Venera Lumani dhe Lindi Islami si dhe nuk do të mungojë reperi i shumëpëlqyer Capital T.

Tema e këtij spektakli është dashuria për familjen, shoqërinë dhe nëse dëshironi të dini ku mund ta shihni, ju themi se do mund ta ndjekim natën e ndrrimit të viteve në TVSH.

102aa76a-8361-47a7-9f2b-e4b420991ece.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873