INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja familjet që iu kompensohen kontratat me ujësjellësin dhe matësat

Ja familjet që iu kompensohen kontratat me ujësjellësin dhe matësat

Publikuar më: 14:40 26-01-2018

Qeveria nga 1 shkurti do nisë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të ujit, apo dhe kundrejt atyre që nuk janë pjisur në kohë me matësa. Po për disa kategori, parashikohet që të ketë lehtësira. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që parashikon subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe për familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

Gjithashtu përfitojnë familjet që kanë në përbërje kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.
Edhe familjet që përfitojnë nga subvencioni, të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë. Po kështu familjet, të cilat nuk janë të pajisura me matës të ujit në banesë, do të përfitojnë vendosjen e matësve pa pagesë.
Lajmërohen drejtoritë e ujësjellësave në vend që listën e këtyre kategorive ta marrin brenda 7 ditësh pranë bashkive në vend që familjet të përfitojnë kontrata dhe matësa falas apo t’u kompensohen.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607