INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë tha shpërndarësi që i shiti drogë Demi Lovatos ditën kur ajo kaloi në mbidozë [FOTO]

Ja çfarë tha shpërndarësi që i shiti drogë Demi Lovatos ditën kur ajo kaloi në mbidozë [FOTO]

Publikuar më: 12:31 27-08-2018

Kur Demi Lovato kaloi në mbidozë, të gjithë po luteshin për shëndetin dhe shpëtimin e saj. Pasi u dërgua në spital, ajo u shpëtua me medikamentin e quajtur Nacran, që përdoret për të zhbërë efektin e opiateve.

Tani këngëtarja është drejt përmirësimit, por ngjarja vazhdon të lërë gjurmë. Këë herë ka folur për TMZ, shpërndarësi që i siguroi asaj drogën atë natë. Brandon Johnson tha se Demi i shkruajti në 4 të mëngjesit, ditën kur kaloi në mbidozë, dhe i kërkoi të kalonte nga shtëpia e saj. Ai tha se e kuptoi qëllimin e vizitës dhe mori kokrra me vete, të cilat i pinë bashkë. Johnson shtoi se Demi e dinte mirë ç’po merrte, e dinte që kokrrat vinin nga rruga, jo nga farmacia, e sërish i pranoi.

Sipas Johnson, ai dhe Demi janë droguar shpesh bashkë, madje kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale, edhe pse Demi e mohon kategorikisht.

demi-lovato-hospital-release-this-week.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555