INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini 10 kanaçe Coca-Cola në ditë

Publikuar më: 16:16 11-01-2016

Një person i shëndetshëm, kishte vendosur ta bëjë një eksperiment për të dëshmuar efektet negative që i ka Coca-Cola në trupin e njeriut, dhe rezultatet janë të pabesueshme.

George Priror, 50 vjeçar, kishte vendosur t’i pijë 10 kanaçe Coca-Cola në ditë për 30 ditë radhazi, dhe në fund ai kishte shtuar një peshë të pabesueshme në aq pak kohë. “Unë dua t’i nxisë njerëzit që të shikojnë për sasinë e sheqerit në dietat e tyre”, thotë Prior i cili është baba i dy fëmijëve.

“Njerëzit duhet të dinë për efektet e tmerrshme që i ka sheqeri në shëndetin e tyre. Më dramatikja nga këto ishte ndryshimi në peshë: shtimi i 10 kilogramëve për 30 ditë”,  ka shtuar ai. Ai tregon sesi përveç Coca-Cola dëshironte të pinte edhe pije tjera me sheqer. Pas eksperimentit të tij ai kishte hequr plotësisht dorë nga Coca-Cola dhe brenda pak ditëve i kishte humbur 2-3 kilogramë.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223