INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç‘duhet të bëni përpara se të postoni diçka në rrjetet sociale

Ç‘duhet të bëni përpara se të postoni diçka në rrjetet sociale

Publikuar më: 19:00 11-01-2016
Përprara se të postoni diçka në adresat tuaja në rrjetet sociale, mendohuni të kuptoni nëse ja vlejnë apo jo.
Edhe nëse jeni  të sigurt për atë që do  bëni  share me miqtë, përsëri ka raste që pendoheni dhe nuk e hidhni. Po si t’ja bëni  që ta kini  më të lehtë për të vendosur? Këto pyetje, duhet t’i bëni vetes:
 
1-Informacioni është i besueshëm?
Kur merrni përsipër të ndani me miqtë tuaj  një lajm duhet të siguroheni për vërtetësinë e tij. Mund të ndodhë që të kini reagime të ndryshme, nëse informacioni nuk ka siguri. Prandaj është mirë të kërkoni për ta vërtetuar atë.
 
2-Kush e ka  cituar?
Nuk duhet të kini dyshim, nëse duhet ta thoni autorin  i cili ka marrë përsipër të shkruajë diçka, secili ka mendimin dhe mënyrën e tij të shikuarit të gjërave.
 
3-A ka paragjykim brenda artikullit?
Ne jemi përgjegjës për atë që postojmë dhe prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm nëse ndonjë nga miqtë mund ta marrë për keq. Edhe nëse mund të këtë pjesë paragjykimi apo ofendime indirekte, bëni mirë ta sqaroni këtë gjë, lart në postim. Nuk duhet të mërziteni  nga kundërshtimet, fundja gjithsecili është i lirë të shkruajë ç’të dojë.
 
4-A është ora e përshtatshme për ta postuar?
Një nga gjërat kresore që  duhet të shihni, është të kuptoni nëse orari është i përshtatshëm për të postuar diçka në rrjetet sociale.  Kjo do ndikonte në lexueshmërinë e asaj që dëshironi ta ndani me të tjerët. 
 
5- Sigurohuni që përcjell mesazh pozitiv 
Pasi kini  planifikuar atë që do ndani me të tjerët, duhet të siguroheni që mesazhi të sjellë pozitivitet. Të mundoheni të merrni anën pozitive të asaj që do publikoni.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0014920234680176