INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë duhet të dini për lotarinë Amerikane. Flet shefja për vizat joemigruese, ja ku gaboni [VIDEO]

Ja çfarë duhet të dini për lotarinë Amerikane. Flet shefja për vizat joemigruese, ja ku gaboni [VIDEO]

Publikuar më: 10:19 09-10-2017

Emili Enright shpjegoi gjithë veprimet që bëhen gabim në lidhje me lotarinë amerikane, gjithë faktorët skualifikues dhe detaje të tjera të ngjashme.

Emili Enright, shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane, shpjegoi në një interviste për Ora News të gjithë faktorët skualifikues dhe detaje të tjera të ngjashme. Për lehtësi, këshillat po i rreshtojmë në formën e një liste:

1. Ambasada Amerikane nuk luan asnjë rol në përzgjedhje apo pranim. I gjithë informacioni shkon direkt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet merren atje.

2. Çdo aplikimi i vendoset një numër dhe me anë të një formule, sistemi kompjuterik përzgjedh rastësisht fituesit

3. Shqipëria nuk mund të marrë më shumë se 7% të vizave të rajonit, pra Europës.

4. Nuk mund të aplikoni për lotarinë më shumë se një herë gjatë një viti kalendarik. Nëse po, skualifikoheni automatikisht.

5. Fushën e emrit të mesit lëreni bosh. Hiqni syzet kur të bëni fotografinë dhe mos përdorni të njëjtën foto nga aplikimet e mëparshme.

6. Është e rëndësishme të përfshini gjithë familjarët në aplikimin tuaj, përfshirë fëmijët maxhorenë, thjeshtërit, apo edhe anëtarët e familjes që nuk dëshirojnë të emigrojnë në Sh.B.A.

7. Anglishtja nuk është kriter për aplikim.

8. Nuk ekziston një favorizim mes grave apo burrave. Përzgjedhja është rastësore, pavarësisht gjinisë.

9. Nëse profesioni juaj ndodhet në listën e profesioneve të kërkuara, jini të kujdesshëm të lexoni edhe përshkrimin për të parë nëse jeni vërtetë të kualifikuar për atë profesion.

10. Jo të gjithë fituesit e lotarisë kualifikohen për një viza. Ambasada në Tiranë kontrollon kushtet e arsimit dhe punës e më pas vendos nëse fituesi i lotarisë fiton viza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818