INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italiani kapet me drogë në Portin e Durrësit

Italiani kapet me drogë në Portin e Durrësit

Publikuar më: 10:42 16-08-2018

Një 60- vjeçar italian është vënë në pranga nga Policia kufitare e Portit të Durrësit, pasi u kap me një sasi prej 6 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar nga Shqipëria në Itali. Piero Mormina, banues në Itali, e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë prapakolpit të një makine Fiat.
"Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë te mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0018529891967773