INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin para gjykatës, dy gratë që vranë gjysmë-vëllain e Kim Jong-un

Dalin para gjykatës, dy gratë që vranë gjysmë-vëllain e Kim Jong-un

Publikuar më: 09:34 16-08-2018

Një gjykatë në Malajzi ka vendosur që provat kundër dy grave të akuzuara për vrasjen e gjysmë-vëllait të Koresë së Veriut, janë të forta mjaftueshëm që rasti të shkojë në gjykim. Kim Jong-nam vdiq në shkurt të vitit të kaluar në aeroportin Kuala Kumpur pasi u sulmua në fytyrë me një agjent toksik. Siti Aisyah nga Indonezia dhe Doan Thi Huong nga Vietnami akuzohen se e sulmuan duke i hedhur në fytyrë agjentin nervor VX, në aeroportin e Maljazisë Kuala Lumpur. Ato u deklaruan të pafajshme duke treguar se u mashtruan nga një grup i koreanëve të veriut. Ato pretendojnë se u thanë se ishin pjesë e një shfaqje televizive dhe po bëhej një shaka, dhe se mendonin se lëngu ishte i parrezikshëm. Nëse shpallen fajtore për vrasje, ato mund të përballen me dënimin me vdekje. Të dyja gratë janë përshkruar nga miqtë dhe familja si gra të thjeshta. Duke folur për CNN menjëherë pas incidentit, një mik i Aisyah e përshkroi atë si miqësore, por naiv. Aisheja kishte dalë dhe ishte duke pritur natën para vrasjes për të festuar ditëlindjen e saj. Sipas autoriteteve në Malajzi, prodhuesit e supozuar televizivë ishin agjentë të Koresë së Veriut, katër prej të cilëve janë akuzuar në lidhje me vrasjen e Kim, por që atëherë janë larguar nga vendi.

foto_1.jpgKim Jong-nam djali më i madh i udhëheqësit të vdekur të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, kishte jetuar në mërgim të vetëvendosur në enklavën kineze të Macau për më shumë se një dekadë. Megjithëse për pjesën më të madhe të jetës ai dukej se ishte trashëgimtar i dukshëm për të atin, çdo gjë ndryshoi në vitin 2001 pasi u kap nga autoritetet japoneze me një pasaportë të falsifikuar dhe të holla, duke u përpjekur të hyjë në vend. Kim tha se po shkonte në Disneyland. Pasi Kim Jong Un mori frenat, ekspertët thonë se udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut e ka parë vëllanë e tij më të madh si një kërcënim. Jong-nam kishte ngritur zërin disa herë kundër dinastisë së familjes së tij në Korenë Veriore, kurse Kim Jong-un ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

vellai_i_Kim.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762