INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Shqiptari 22-vjeçar qëllohet me pushkë. Ja si arriti i plagosuri të shpëtonte

Itali. Shqiptari 22-vjeçar qëllohet me pushkë. Ja si arriti i plagosuri të shpëtonte

Publikuar më: 10:45 15-11-2017

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në një provincë të Savonës në Itali. Shqiptari 22-vjeçar u gjuajt me pushkë në këmbë nga një distancë të afërt. I riu me inicialet S. R. , nga Durrësi, që jeton në Toirano, u qëllua në këmbë në mbrëmje vonë në zonën Olivette, Aurelia. Djali edhe pse i plagosur, arriti të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike "S'mart Smoke Loano" dhe kërkoi ndihmë nga shitësi. Pas pak minutash në vend arriti një ekip i Kryqit të Kuq dhe ambulanca e ndihmës së shpejtë, Savona Soccorso. "Ndjeva një goditje të fortë në këmbë, më gjuajtën nga prapa", tha i riu në spitalin e Santa Croën në Pietra Ligure, ku iu nënshtrua operacionit. Mësohet se shqiptari nuk është në rrezik për jetën. Policët e zonës kanë nxituan në vendngjarje ku po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plagosjes së të riut.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557